Tjetër barazim pa gola në Katar, Anglia dhe SHBA ndahen në paqe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk mungon spektakli, por në Angli-SHBA mungon goli. “Tre luanët” dhe Amerika ndalen në sfidën e dytë në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja krahët.

Sfida nis mirë për Anglinë që ka një mundësi me Harry Kane, por mbrojtja e SHBA-së tregohet e vëmendshme për të ndaluar gjithçka. Nga ana tjetër amerikanët rrisin gradualisht rrezikun dhe fillimisht është McKennie që jep shkëndijën e parë.

SHBA fiton besim dhe vazhdon të shfaqet si një rrezik konstant në portën e Pickford. Në pjesën e parë është edhe tranversa që i vjen në ndihmë portierit anglez pas një predhe të lëshuar nga Christian Pulisic.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet nuk dëshirojnë të lëshojnë shumë terren dhe ulin disi ritmin e lojës. Megjithatë, rastet sërish nuk mungojnë, por pa sukses. Harry Kane ka një mundësi në fundin e takimit për t’i dhënë fitoren Anglisë, por nuk ia del dot. Në fund sfida mbyllet në barazim 0-0 dhe Anglia ngjitet në kuotën e 4 pikëve në grupin B e ndjekur nga Irani me 3, SHBA me 2 dhe Uellsi i vendit të fundit me vetëm 1 pikë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like