Tite qetëson Brazilin: Neymar do të luajë akoma në këtë Botëror

by admin
Spread the love

“Jemi besimplotë, Neymar do të luajë akoma në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar”, ka thënë trajneri I Brazilit, Tite, që qetëson një popull të tërë për gjendjen e sulmuesit, që u detyrua të largohej para kohe nga fusha në sfidën debutuese ndaj Serbisë për shkak të një dëmtimi në kavilje.

“Ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndrojë në fushë për të ndihmuar shokët, deri në momentin kur nuk mund të vazhdonte më dhe u zëvendësua. Kjo është e papranueshme. Nuk e pashë që ishte i dëmtuar, sjellja e tij më gënjeu”, ka shtuar Tite.

“Ka pësuar një dëmtim në kavilje. Nuk kemi pasur kohë për të bërë një vlerësim të plotë, por kavilja është enjtur pak. Të shohim si do reagojë, duhet qetësi dhe durim. Është shpejt për të thënë nëse do të luajë akoma në Katar”, ka thënë mjeku I kombëtares braziliane Lamar. /Oversport.tv

 

You may also like