Tite: Duam të bëjmë sa më mirë në këtë Botëror, humbja e Argjentinës shërben si mësim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Brazilit, Tite thotë se humbja e Argjentinës shërben si një mësim për të gjitha skuadrat e tjera. Numri një i Seleçaos foli përpara mediave përpara debutimit në Botëror kundër Serbisë, ekip që në letër konsiderohet shumë i fortë.

“Sigurisht që humbja e Argjentinës shërben si një mësim. Të gjitha kombëtaret kanë ardhur këtu për të fituar dhe nuk do të ketë ndeshje të lehta. Na shërben për të pasur një refleksion të madh”.

Tite foli gjithashtu në lidhje me optimizmin dhe parashikimet që bëjnë për këtë skuadër.

“Brazili është një ekip me traditë të madhe futbollistike, me pasion të madh për këtë sport, sidomos për fëmijët. Kjo gjë na motivon për të bërë sa më mirë në Botërorin e Katarit. Është një kompeticion ku klima mund të influencojë shumë, por kemi 5 zëvendësime dhe kjo është diçka e mirë.”

“Gjenerali”, siç e quajnë në Brazil nuk ka dashur të japë asnjë informacion në lidhje me ekipin që do të zbresë në fushën e lojës, edhe pse mediat pranë kombëtares së Brazilit parashikojnë një 4-2-3-1, me Alison në portë, Danilo dhe Alex Sandro nga krahët. Në qendër të mbrojtjes është dyshja Thiago Silva-Marquinhos. Mesfusha do të përbëhet nga Casemiro-Paqueta, ndërsa treshja Vinicius, Neymar dhe Rafinha do të mbështesin Richarlisonin. /oversport.tv

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook

You may also like