Tiranës i kthehen dy titullarë të rëndësishëm, Limaj i pezulluar

by admin
Spread the love

Tirana mposhti skuadrën e Egnatias të hënën dhe tani mendon për duelin e së dielës kundër Kastriotit të vendit të fundit.

Bardheblutë do të kenë të gatshëm për këtë ndeshje dy lojtarë të rëndësishëm. Sulmuesi Taulant Seferi, autor i 11 golave këtë sezon, e ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë.

Ai mund të luajë në sfidën e radhës kundër Kastriotit, ndërkohë që drejt rikuperimit është edhe mbrojtësin Erion Hoxhallari.

Kapiteni mungoi të hënën dhe pritet të jetë në fushë ndaj krutanëve. Në këtë sfidë do të ketë edhe një mungesë.

Mesfushori Vesel Limaj është ai që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë këtë herë dhe do të duhet ta ndjekë nga tribuna duelin ndaj Kastrioti. / oversport.tv

You may also like