Tiranë/Pas sherrit 19-vjeçarja i merr 46-vjeçares telefonin dhe paratë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një sherr mes dy grave është regjistruar në Tiranë. Sipas policisë, Komisariati nr.5 në Kamëz po punon për kapjen e një 19-vjeçareje e cila ka pasur një konflikt me një 46-vjeçare.

Mësohet se shtetasja M. L., 19 vjeçe, pas një konflikti fizik me shtetasen D.K., 46 vjeçe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash”,-tha policia./Opinion.al

You may also like