Tirana “vlon”, Meta e kalon fundjavën në periferi, ja ku ishte

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta, zgjodhi që ta kalojë ditën e parë të fundjavës në një prej resorteve më të mëdha dhe më modern në periferi të Tiranës.

Ndërkohë që situate politike në vend vlonte sot nga Kuvendi i PD dhe Referendumi i thirrur nga Berisha për shkarkimin e Bashës, Meta postoi një foto nga “Eqous Resort”.

Me Tikun”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa nga një kërkim i shkurtër del se në krah të tij ishte menaxheri i këtij restoranti, Adriatik Llangozi, i cili prej gati dy dekadash menaxhon restorantet më të famshëm në Shqipëri.

Së fundmi, Llangozi ka menaxhuar restorantin “Sofra e Ariut” në Tiranë dhe tashmë ka kaluar në krye të restorantit të “Eqous Resort”.

You may also like