Tirana-Vllaznia 3-1/ Fitojnë dhe Partizani, Teuta, Laçi dhe Kukësi

by admin
Spread the love

Tirana nuk e toleron aspak  Vllazninë në Klasiken e Futbollit shqiptar edhe pse e vinte në këtë sfidë si kampione e sapo shpallur e vendit. skuadra e Orges Shehit fitoi ndaj shkodranëve me rezultatin 3-1 një rezultat që gjithsesi nuk e lë jashtë zonës evropiane skuadrën e Plorit përsa i përket kampionatit.

Tirana mori avantazhin me Seferin që shkon në kuotën e 17 golave sezonalë, por Vllaznia barazoi shumë shpekjt falë autogolit të Zhivanajt. megjithatë Tirana nuk vonoi shumë dhe rimori avantazhin me Totren, ndërsa në pjesën e dytë Xhixha fiksoi rezultatin 3-1 për bardheblutë. Vlen të theksohet se të dyja skuadrat e përfunduan sfidën me 10 lojtarë pas ndëshkimeve me karton të kuq të Zhivanajt dhe Gurishtës

Kukësi më në fund mori fitoren e parë në shtëpinë e re të tij teksa mposhti Dinamon 2-1 duke dënuar kryeqytetasit me kthim në Kategorinë e Parë. Ishte pikërisht Dinamo që mori avantazhin në rezultat me Demirin, por verilindorët arritën të kthenin këtë  sfisë në favorin e tyre teksa shënuan me Lulajn dhe Ndrecën për t’u ngjitur në vendin e katërt me 49 pikë.

Fitore shënoi edhe Partizani në Rrogozhinë ndaj Egnatias me rezultatin 1-0 duke ruajtur vendin e tretë në kampionat, ndërsa Egnatia do të luajë në playout për qëndrimin në Abissnet Superiore, Arinaldo Rrapaj i djha fitoren Partizanit që shkon në 52 pikë.

Teuta ruan shanset matematikore për një vend në kompeticionet Evropiane, kjo falë fitores së ngushtë të arritur ndaj Kastriotit në transfertë me rezultatin 0-1. Hebaj ishte autori i fgolit të fitores për Teutën në këtë sfidë të luftuar, ndërkohë që Kastrioti edhe pse humbi siguroi përfundimisht qëndrimin në Superiore.

Laci arriti të fitojë me përmbysje ndaj Skënderbeut, në një sfidë ku luhej më shumë për Guindo dhe garën e tij me Sukeferin për titullin e shënuesit më të mirë. Skënderbeu mori avantazhin me Pusin, por Laci përmbysi gjithçka me Guindo me penallti me këtë të fundit që shkon në 17 gola sezonalë, po aq sa edhe Seferi dhe Turkajn për të marrë këtë 3 pikësh.


Top Channel

You may also like