Tirana triumfon ndaj Dinamos në derbi dhe “blindon” kreun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tirana konfirmohet si pretendentja kryesore për titullin kampion, pasi bën të sajën derbin ndaj Dinamos dhe thellon distancën nga ndjekësit në renditjen e kampionatit.

Bardheblutë hedhin pas krahëve humbjen në Kupën e Shqipërisë, sërish ndaj Dinamos dhe ofrojnë hakmarrjen më të mirë, duke fituar pastër 4-0 dhe duke nisur shkëputjen.

Në një atmosferë mjaft të mirë në ‘Air Albania’, bardheblutë bënë ndeshjen e tyre karakteristike, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar shpejt, teksa pikërisht nga një rast i tillë, gjetën avantazhin në minutën e 45-të.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtin ritëm, me të besuarit e Shehit, që kapën në dy kundërsulme mbrojtjen dinamovite dhe shënuan dy herë të tjera me Xhixhën, duke vulosur fitoren që i ngjit në kuotën e 20 pikëve, 6 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

You may also like