Tirana tenton një goditje në merkato, i bën ofertë kapitenit të Kukësit

by admin
Spread the love

Tirana kërkon të afrojë një nga lojtarët më të spikatur të Superiores. Në kampin bardheblu e kanë të qartë se kampionët së pari duhet të kenë më të mirët e kampionatit.

Gjelbrim Taipi është objektivi i Tiranës, sikurse shkruan gazeta sportive “Panorama Sport”. Kapiteni i Kukësit ka marrë një ofertë prej bardhebluve dhe do e shqyrtojë atë, sikurse edhe të tjerat që ka.

Taipi ka qenë një lider te Kukësi, ndërkohë që ka shënuar edhe 6 gola me fanellën e verilindorëve, që shpresojnë ende për një vend në kupat e Europës.

Me shumë mundësi edhe Kukësi do të mundohet ta bindë për të rinovuar mesfushorin, i cili më parë ka luajtur te Shkëndija e Tetovës para se të kalonte në Zvicër te Wil dhe më pas edhe te Schaffhausen, St Gallen, Grasshopper dhe Winterthur. / oversport.tv

You may also like