Tirana-Kukësi ndeshja të dielën, transmetohet në Digitalb

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e diel në stadiumin Air Albania do të zhvillohet ndeshja mes kryesuesëve të Tiranës dhe Kukësit të vendit të dytë, si dy nga rivalet më të forta së bashku edhe me Laçin për titullin kampion të këtij viti.

Kryeqytetasit kanë një bilanc jo pozitiv me skauadrën verilindore në ndeshjet e fundit nga ana tjetër kërkojnët ë kofirmojnë edhe një herë se meritojnë kreun e Superiores duke u përpjekur të shkëputen akoma më tepër edhe pse trajneri Shehi në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje ka theksuar se duhet parë si një përballje e radhës.

Ndërkohë sa i përket takimit ku bardheblutë janë pritës, problematikë mbetet situata me grupimin e tifozerisë Fanatics të ciltë ende nuk dihet nëse do të jenë apo do të vazhdojnë refuzi9min e tyre për të qenë në stadium, pasi mungojnë që nga ndeshja me Dinamin ku policia i kërkoi edhe kartat e identitetit përvec biletave për hyrjen në stadium.

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit do të zhvillohet të dielën në orën 16:45 në stadiumin Air Albania dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

 


Top Channel

You may also like