Tirana “kryeqyteti i futbollit” dhe kryefjala informative në Shqip

by admin
Spread the love

Rrugëtimi drejt Tiranës nisi thuajse një vit më parë, me eliminatoret e Conference League, kompeticionit më të ri të UEFA-s, që do të kulmojë pikërisht mbrëmjen e 25 majit në kryeqytetin shqiptar, me finale e madhe Roma-Feyenoord.

Italianët e Jose Mourinhos dhe holandezët e Slot ishin të vetmit që ia dolën të ndjekin deri në fund rrugëtimin dhe të mbërrijnë në “Air Albania”, ku do të përballen në finale e madhe, për të përcaktuar se kush do të jetë skuadra e parë që do të shkruajë emrin në librin e artë të fituesve të Conference League.

Ashtu siç ka bërë gjithë sezonin me përcjelljen e pjesës më të madhe të ndeshjeve të Conference League, Shqip nis sot një maratonë transmetimi për të sjellë te të gjithë ndjekësit gjithçka nga atmosfera, organizimi e çdo gjë tjetër që lidhet me finale, e që do të kulmojë pikërisht me kurorëzimin e fituesit mbrëmjen e 25 majit.

Duke nisur nga sot në orën 11:00, në ekranin e Shqip 1 do të ketë vazhdimisht lidhje direkte nga pika të ndryshme të kryeqytetit, si fan zonat e dy skuadrave, apo edhe sheshi Skënderbej, ku do të ketë edhe një emision dedikuar pikërisht ngjarjes më të rëndësishme futbollistike në vend dhe që do të përcjellë atmosferën, opinione të të ftuarve e gjithçka tjetër, çdo 60 minuta nga qendra e kryeqytetit.

Të gjithë këtë maratonë transmetimi do të mund ta ndiqni live në Shqip 1 dhe në Shqip Albania, në Facebook, teksa në sajtin supersport.al do të gjeni të pasqyruar gjithçka për finale Roma-Feyenoord.

Sepse për të paktën dy ditë, Tirana është “kryeqyteti i futbollit” dhe në të njëjtën kohë kryefjala informative në DigitAlb.


Top Channel

You may also like