Tirana fiton e shkëputet në krye/ Partizani në krizë, s’di më të fitojë! Kukësi mund Egnatian me 2-1

by admin
Spread the love

Tirana nuk ndalet në “Abissnet Superiore”. Bardheblutë e Orges Shehit fituan në transfertë 0-2 ndaj Erzenit për të forcuar pozitat në krye të renditjes dhe për ta çuar në 4 pikë diferencën me Partizanin.

26 herë kampionët e Shqipërisë përfituan në maksimum nga hapi fals i “Demave” përballë Teutës dhe në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” iu falën golave të Florent Hasanit. Fillimisht, sulmuesi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-t dhe më pas vulosi triumfin në minutën e pestë të kohës shtesë.

Në Durrës u zhvillua një takim tepër i luftuar, me Erzenin që vuri jo pak në vështirësi Tiranën, teksa në pjesën e parë goditi dhe traversën. Megjithatë në fund e bënë diferencën cilësitë e Tiranës në fushë që marrin tri pikë mjaft të rëndësishme.

Tirana ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 4 pikësh me Partizanin në krye të renditjes, ndërsa nga ana tjetër Erzeni mbetet në vendin e 5-të në kuotën e 26 pikëve.

Partizani regjistron hapin fals të radhës në kampionat dhe këtë herë e bën me skuadrën e Teutës në shtëpinë e tij, ku mundet me shifrat 0-2.

Në sfidën kur pritej kthesa dhe tentativa për të rimarrë kreun, kryeqytetasit zhgënjyen totalisht përballë një Teute që nën drejtimin e Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa.

Dy gola “ish”-ësh hodhën në tapet Partizanin, teksa në pjesën e parë ishte Albion Marku që lëshoi një goditje spektakolare me të majtën dhe ndali topin në trekëndëshin e portës së Alban Hoxhës.
Më pas në të dytën ishte radha e fantazistit Sherif Kallaku, i rikthyer te Teuta vetëm pak ditë më parë, që të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, me një ekzekutim të saktë.

Me këtë fitore, “Djemtë e detit” ngjiten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 5 më pak se Egnatia e vendit të katërt, teksa vlen të theksohet se nën drejtimin e Edi Martinit, Teuta ka marrë 13 pikë nga 18 pikë të mundshme.
Kukësi arriti një fitore të rëndësishme 1-2 përballë Egnatias në stadiumin “Arena Egnatia”. Ekipi i Rrahman Hallaçit triumfoi me përmbysje dhe përkohësisht i largohet vendit të fundit në renditjen e Superiores.
Skuadra nga Rrogozhina humbi një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë, ndërkohë që regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore në fushën e vet.


Top Channel

You may also like