Tirana ‘e blinduar’, Berisha nuk tërhiqet aspak dhe lëshon thirrjen: Do mbushim sheshin në kryeqytet

by admin
Spread the love

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, e po ashtu edhe mbajtjes në Tiranë të Samitit të BE Ballkani-Perëndimor, kreu i PD i ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqen.

Ai tha se nesër duhet të mbushen sheshet e kryeqytetit, për t’i dhënë mesazh ndërkombëtarëve “se jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”.

“Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

The post Tirana ‘e blinduar’, Berisha nuk tërhiqet aspak dhe lëshon thirrjen: Do mbushim sheshin në kryeqytet appeared first on Lajme.al.

You may also like