Tifozi ‘i futi duart’ në transmetim ‘live’, flet gazetarja italiane: Një tjetër fans më preku pjesët intime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Greta Beccaglia rikthehet të flasë për episodin e keq, që i ndodhi të shtunën e kaluar, kur një burrë e ngacmoi teksa po raportonte drejtpërdrejt për një televizion, mbas ndeshjes Empoli-Fiorentina.

“Jam e lodhur, e dërrmuar psikologjikisht, tri ditë nuk kam fjetur dhe praktikisht nuk jam qetësuar asnjë sekondë, – tha gazetarja sportive italiane për “Un Giorno da Pecora”, në “Rai Radio1”. – Videoja që është transmetuar zgjat 20 sekonda, ku shihet fansi që më përkëdhel prapanicën, ndërsa tifozët e tjerë përreth qëndrojnë indiferentë”.

Pak minuta më vonë, Greta u sulmua nga një tjetër person: “Më vonë intervistova fansa të tjerë, të cilët nuk kishin fjalë të mira për mua. Më pas, një tifoz tjetër më preku në pjesët intime. Unë isha e pafat, sepse këto gjëra nuk duhet të ndodhin, por të paktën pata mundësinë, duke qenë ‘live’, t’i dëshmoj”.

Gazetarja nuk ka ndërmend ta takojë atë që e sulmoi ‘live’, Andrea Serrani, të cilin tashmë e ka denoncuar, pavarësisht se i ka kërkuar falje. “Avokati dhe drejtësia do të kujdesen për të vendosur se çfarë të bëjnë. Ajo që dua të them është se gjesti nuk është i pranueshëm, – tha gazetarja e “Toscana Tv”. – Nuk e di pse e bëri këtë, ndoshta ai person mendoi se isha një objekt për të atje”.

Greta u ‘përmbyt’ me mesazhe solidariteti nga shumë të famshëm dhe figura sportive, duke përfshirë dy lojtarë të Serie A: “Shumë lojtarë janë treguar mjaft të mirë, nga El Shaarawy i Romës deri te Torreira më kanë inkurajuar”.

Intervista u zbardh kur gazetarja zbuloi pasionet e saj futbollistike: “Unë jam një tifoze e Fiorentinës, lojtari që kam dashur më shumë ishte Batistuta. Gjithashtu, simpatizoj edhe Interin, sepse e gjithë familja ime ishte me zikaltrit. Më pas zgjodha të bëj tifo për vjollcët”.

Greta Beccaglia së bashku me trupën e saj të xhirimit është rikthyer sërish jashtë stadiumit, përballë “Franchi” në Firence. Me një lidhje për “Toscana Tv”, ajo tregoi klimën jashtë stadiumit me rastin e ndeshjes Fiorentina-Sampdoria: “Jam e lodhur, por e lumtur që i rikthehem punës sime menjëherë pas asaj që ndodhi”.

Edhe Fiorentina, edhe presidenti Rocco Commisso kanë dashur të shprehin solidaritetin e tyre me gazetaren, duke postuar një foto në llogaritë zyrtare të klubit. “ACF Fiorentina dhe presidenti Rocco Commisso donin të shprehnin personalisht solidaritetin e tyre me Greta Beccaglia”, – thuhet në përshkrim.

You may also like