Tifozi futet dy herë në fushë në të njëjtën ndeshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndeshja e vajtjes e finales së kampionatit Pernambucano, Náutico-Sport Recife është fituar nga miqtë 0-2, por ka ndodhur diçka e papritur që ka ndërprerë ndeshjen dy herë. Një tifoz është futur në fushë duke detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen.

I transportuar jashtë fushës me forcë nga policia, pak momente më vonë është rishfaqur, duke vrapuar përsëri në fushën e lojës, pasi i ka shpëtuar policisë, duke ndërprerë përsëri ndeshjen. Para se të arrestohej përfundimisht.

“Gjatë fundit të ndeshjes, një tifoz ka arritur të kalojë agjentët e sigurisë të punësuar nga klubi vendës”, kanë bërë të ditur agjentët. “Është futur në fushën e lojës, duke u arrestuar nga agjentët”, ka shpjeguar policia në lidhje me futjen e parë në fushë.

Më pas, hera e dytë ka befasuar më shumë: “Ndërsa individi po dërgohej në stacionin e policisë, tifozë të tjerë, në tribuna kishte rrëmujë mes dy tifozerive, që kanë provuar të futen në fushë”.

Policia ka qenë e detyruar të ndërhyjë dhe për këtë arsye “burri është futur përsëri në fushë, duke u arrestuar përsëri dhe, këtë herë, është dërguar në stacionin e policisë”.

You may also like