Tifozët ultras të Juventusit shfaqen në stadium pankartën tronditëse kundër presidentit Agnelli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ultrasit e Juventusit zbuluan në tribunat e stadiumit Giuseppe Meazza një pankartë tronditëse kundër presidentit të tyre Andrea Agnelli duke uruar vdekjen e tij.

Zonja e Vjetër nuk arriti të ruante titullin e Serie A për të dhjetin vit radhazi sezonin e kaluar dhe aktualisht është jashtë katërshes së parë në Serie A, por ndjenjat e ashpra të tifozëve ultras të klubit ndaj presidentit të tyre nuk kanë të bëjnë fare me rezultatet në fushë.

Ata ekspozuan një pankartë tronditëse gjatë pjesës së parë të përballjes së mërkurës mbrëma të Superkupës së Italisë kundër Interit në Giuseppe Meazza, ku i urohej vdekja presidentit të Juventusit.

“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë nga tifozët ultras të klubit bardhezi.

Në vitin 2019, policia arrestoi 12 ultras të Juventusit të dyshuar për pastrim parash, dhunë dhe zhvatje të rënda në lidhje me shitjen e biletave, transmeton telegrafi.

Hetimi kishte filluar një vit më parë dhe shqyrtoi infiltrimin e dyshuar të mafisë në reklamimin e biletave të ultrasve.

Bianconerët kishin punuar me autoritetet në hetimin e tyre dhe Agnelli pranoi se tifozët e fortë i kishin bërë presion klubit të tij.

Grupet ultras janë ndaluar të hynë në Allianz Stadium që atëherë dhe nuk është rastësi që dy pankarta të tjera që shkruanin ‘Ultras liberi’ apo “Liri për ultrasit” u zbuluan në San Siro të mërkurën.

Ndryshe, Agnelli nuk ishte në stadium për ta parë finalen e Superkupës së Italisë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dy ditë më parë. 

You may also like