Tifozët turkë provokojnë rivalët ukrainas me thirrje ‘Vladimir Putin’ në përballjen në Stamboll (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tifozët turkë të klubit Fenerbahce dëgjoheshin dje të provokonin rivalët e Dynamo Kiev me thirrje ‘President Vladimir Putin’ gjatë përballjes së tyre për kualifikueset e ‘Champions League’ të mërkurën në Stamboll.

Emri i liderit rus nisi të brohoritej në ‘Ulker Stadium’ pasi Dynamo mori avantazhin me golin e Vitaly Buyalsky në minutën e 57-të.

Zhvillimi duket se erdhi pasi mesfushori ukrainas celebroi me emocion golin dhe raportohej se bëri një gjest provokativ ndaj tifozëve vendas.

Kështu që pjesë të madhe të rreth 45,000-tifozëve nisën të thërrisnin njëherazi ‘Vladimir Putin’ në pamjet e përhapura online.

Por vendasit arritën të gjejnë golin e barazimit dy minuta para fundit nga mbrojtësi hungarez Attila Szalai, që çoi ndeshjen në kohën shtesë.

Por pas një kartoni të kuq për vendasit, Dynamo shënoi me Alexander Karavayev në minutën e 114të dhe arritën të ruajnë avantazhin 2-1.

Para ndeshjes të dyja skuadrat ishin rreshtuar me bluza ku shkruhej ‘Stop War’ (Ndal luften) me ngjyra të Ukrainës.

Pas fitores, Dynamo do të ndeshjet me Sturm Graz raundin e tretë, kurse Fenerbahce bie në kualifikueset për Europa League.

Rrjeti turk Fanatik, tha se ishin të zhgënjyer të dëgjonin brohoritje për Putin nag tifozët e Fenerbahce.


Dynamo shënoi me Alexander Karavayev në minutën e 114të dhe arritën të ruajnë avantazhin 2-1.


Top Channel

You may also like