Tifozët mbesin pa fjalë: Ja ushqimi që shitet në stadiume dhe sa kushton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

9 euro për diçka të ngjashme me një “hot-dog”, shumë larg asaj që dëshiron të shikosh. Këtë denoncon portali brazilian “Ge.globo”, që tregon pakënaqësitë e tifozëve të Brazilit që kanë shkuar në Katar për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

Protesta është bërë virale në rrjet dhe janë të shumtë ata që shkruajnë se: “Nuk mund të harxhohen 9 euro për një vakt kaq të pashëndetshëm”, apo “të paktën ky konsiderohej si Botërori i luksit…”.

Janë po brazilianë atë që u përgjigjen polemikave: “Harxhoni gjithë ato para për të shkuar në Katar dhe më pas ankoheni për çmimin e një panineje?”. Por përgjigjja që dominon është se nuk bëhet fjalë vetëm për shumën e paguar, por edhe për cilësinë e produktit. / Oversport.tv

Foto: ge Twitter

You may also like