​Tifozët maqedonas sulmojnë fizikisht volejbollistët e Shkëndijës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tifozët maqedonas kanë sulmuar fizikisht volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen ndaj Borecit në Veles të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare pësoi humbje me rezultat 2 me 3 në sete dhe me të përfunduar ndeshja, lojtarët u sulmuan fizikisht në palestër.

Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, klubi shqiptar bënë të ditur se janë sulmuar nga tifozët dhe më pas lojtarët dhe stafi teknik janë thirrur në pyetje në zyrat e SPB Vele.

“Volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës janë sulmuar fizikisht në ndeshjen me Borecin në Veles të Maqedonisë së Veriut. Rezultati mbeti nën hije të pritjes josportive të publikut vendas me thirrje dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles”, njoftoi klubi shqiptar.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të enjten.


Top Channel

You may also like