Tifozët kundër Ronaldos, 70% e tyre nuk e duan portugezin titullar ndaj Zvicrës

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është mjaft i karikuar për të dhënë maksimumin me Portugalinë e tij, por sulmuesi nuk ka bindur aq sa kanë plasur edhe debatet. Tifozët luzitanë nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e tij aq sa ata kanë kërkuar që ai mos të luajë titullar.

Një goditje e madhe për CR7  që duket se po përjeton të njëjtën situatë si te Manchester United ku përfundoi në stol dhe ishte thjesht zëvendësues. Rafael Leao, Andre Silva apo Gonçalo Ramos janë disa lojtarët që mund të zënë vendin e tij në formacionin titullar.

Sipas sondazhit të gazetës ‘A Bola’, 70% e përdoruesve të internetit kërkojnë që ai të mos luajë nga minuta e parë kundër Zvicrës. Me fjalë të tjera, vetëm 30% kanë besim tek “ylli” i tyre, i cili deri më tani ka shënuar vetëm një gol në Botëror, atë me penallti ndaj Ganës. Përveç kësaj, në të tria ndeshjet e fazës së grupeve ai u zëvendësua. Në ndeshjen e fundit ai shfryu i zemëruar ndaj trajnerit Fernando Santos.

Pra sipas sondazhit, duan që ndaj Zvicrës ta startojnë ata që e kanë merituar dhe kanë bërë më mirë me portugezët, kështu që Cristiano duhet të shtrëngojë dhëmbët për të kaluar një tjetër situate aspak të këndshme. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like