Tifozët e Frankfurt luftojnë me skocezët e Rangers para finales evropiane në rrugët e Sevila në Spanjë (video dramatike)

by admin
Spread the love

Tifozë të rebeluar të skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt kanë lëshuar dje fishekzjarre ndaj rivalve skocezë të Rangers dhe policisë spanjolle para finales në Sevila, teksa tufa prej më shumë se 200 mbështetësish gjermanë sulmoi mbrëmë skocezët para finales së sotme të Europa Cup.

Policia spanjolle tha se kishte arrestuar pesë tifozë gjermanë të Eintracht shumë prej të cilëve të maskuar lëshonin fishekzjarre ndaj një grupi të tifozëve të Rangers të ulur në baret e Seville mbrëmjen e të martës.

Pamje e transmetuara në televizionin spanjoll tregonin policë të armatosur rëndë që as trazirave qëndronin në mes të dy tifozerive  që lëshonin objekte ndaj njëra-tjetrës.

Një prej fishekzjarreve të ndezura ra pranë barit irlandez  O’Neills në rrugën Paseo de Colon ku më parë ishin zhvilluar trazira të ngjashme dhe ndaj tifozëve të Eintracht Frankfurt dhe anglezëve të West Ham para një ndeshjeje në mars.

Një tifoz i Rangers shihet që merr diçka nga toka dhe e lëshon në formë arme kundër tifozëve gjermanë në anën tjetër të linjës së policisë.

Policia tha se trazirat kishin nisur kur rreth 200 mbështetës të Eintracht Frankfurt kishin nisur sulme ose provokime kundër tifozëve të Rangers pranë katedrales së Seville.

Përforcime të shumta të policisë erdhën në vendngjarje duke ndaluar përkeqësimin e situatës dhe vendosjen e rendit.

Më shumë se 100,000 tifozë të Rangers dhe rreth 50,000 mbështetës të Eintracht Frankfurt llogaritet se kanë zbritur në Seville për finalen e sotme të kupës Europa Cup.

Por vetëm një total prej 20.000 kanë bileta për të hyrë në stadiumin me 40 000-vende Ramon Sanchez Pizjuan.

Policia tha se nuk kishte plagosje serioze si rezultat i incidenteve të djeshme përveç një tifozi të Rangers që pësoi një plagë në kokë.


Tifozë të rebeluar të skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt kanë lëshuar dje fishekzjarre ndaj rivalve skocezë të Rangers dhe policisë spanjolle


Top Channel

You may also like