Tifozët e Dritës kërkojnë që Kryeziu të jetë titullar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa tifozë të Dritës kanë kërkuar që anësori, Almir Kryeziu të luajë nga minuta e parë në formacionin bazë të Ardian Nuhiut.

Drita të shtunën (dje) triumfoi me vështirësi 1-0 kundër Drenicës në Gjilan me golin e Simonovskit të realizuar në minutën e fundit të kohës së rregullt të takimit, raporton Demokracia.com.

Në atë duel në pjesën e dytë u inkuadrua edhe talenti, Almir Kryeziu që nuk po gjen hapësira në 11-shen startuese të Nuhiut.

Kryeziu për kohën sa ishte në fushë bëri një paraqitje të mirë, duke krijuar disa raste shënimi.

E falë asaj paraqitje, tifozët e Dritës në njoftimin e klubit pas ndeshjes ‘vërshuan’ shumë komente duke kërkuar që Kryeziu të jetë titullar.

‘Kryeziu meriton çdo ndeshje me lujt startues’, ‘Almir Kryeziu përfekt në gjitha aspektet’, ‘Kryeziu i dha energji lojës’, ishin disa nga komentet e tifozëve të Dritës.

Almir Kryeziu iu bashkua Dritës në afatin kalimtar të verës si lojtar i lirë, ndërsa edicionin e kaluar ishte pjesë e Arbërisë.

Transferimi i Kryeziut bëri bujë të madhe në media, duke u konsideruar si një nga transferimet më të mira të klubit gjilanas.

Mirëpo, pas 13 javësh në elitë, Kryeziu duket se nuk është në planet e trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiut.

Në ato pak ndeshje që aktivizohet Kryeziu, inkuadrohet në pjesën e dytë.

You may also like