“T’i ulemi në gjunjë Ramës dhe t’i puthim gjithçka?!” Presidenti i ri, plas keq sherri mes Gjatës dhe Zhejit: Alibeaj s’ka asnjë firmë, është i shkarkuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tema kryesore dhe aktuale e ditëve dhe javëve të fundit ka qenë emërimi i presidentit të ri të vendit. Lidhur me këtë u zhvillua një debat i ashpër mes Çlirim Gjata dhe analistit Artur Zheji, teksa po diskutonin për Presidentin e ri të vendit.

Gjatë bisedës në studio, Gjata u tregua i prerë, ndërsa u shpreh se Alibeaj është i shkarkuar dhe se nuk ka asnjë votë, asnjë firmë dhe asnjë vendim.

“Alibeaj është shkarkuar, dhe nuk ka një mbledhje të Grupit Parlamentar. Fakti që është një pjesë e konsiderueshme që nuk marrin pjesë tregon që kjo procedurë e filluar personalisht nga Alibeaj duhet ndërprerë. Po ashtu Alibeaj nuk asnjë votë, asnjë vendim dhe asnjë firmë, nuk ka firmos askush. Alibeaj e di shumë mirë që Rama ka mashtruar me marrëveshjen përse shkon tani atje? Kjo sepse ka faktorë të tjerë? Tani t’i ulemi në gjunjë Ramës dhe t’i puthim gjithçka, nuk është opozitë kjo.”, tha më tej Gjata, duke shtuar: Nuk ka propozim nga opozita. PD nuk ka lidhje me emrat, nuk i ka propozuar. Nuk ka pjesëmarrje në negociata, është personale e Alibeajt”, tha ai.

“Mendoj që kanë dhënë një listë dinjitozë. Alibeaj mund të ketë logjikën se Ramës do t’ja zbërthejë alibinë në parlament. Por nga ana tjetër jam dakord që 71 votat zgjedhin presidentin, pra shoh një udhëkryq të interpretueshëm” , tha Zheji.

You may also like