“Ti po e përdor Keisin”, Olta e akuzon, Kristi: Ti je njeri fake!

by admin
Spread the love

Keisi u bë mollë sherri mes Oltës dhe Kristit. Teksa banorët e “Big Brother VIP Albania” ishin duke pastruar shtëpinë, Olta i përmendi Kristit shërbimin që i bën Keisi.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga ai, duke shpërthyer e duke akuzuar Oltën se është fake. Keisi nga ana tjetër nuk zgjodhi të reagonte…

Olta: Ti po bën sjellje të neveritshme, ti po e shfrytëzon atë gocën.

Keisi: Leje ta mendojë ashtu. Nuk do i mbush mendjen Oltës.

Olta: Ti je shumë në rregull. Kristi: Unë kam inat që flet për marrëdhënien tonë me banorët e tjerë.

Olta: Po flas me ty, jo me të tjerët. Kristi: Flet me banorët e tjerë! Olta: Nita nuk është banore tjetër për mua e para.

Kristi: Po pse nuk ma thua mua atëhere Olta: Se me ty e kam komunikimin shumë të vështirë. Sepse ti vetëm flet, bëhesh agresiv, nuk më dëgjon asnjëherë. Kristi: Ti je agresive, je fake. Ndryshon çdo 5 sekonda.

You may also like