“Ti je shumë e veçantë”, Valoni shpreh hapur simpatinë ndaj Einxhel

by admin
Spread the love

Këngëtari Valon Shehu është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”! Ai tha në klipin prezantues se nga vajzat, të paktën nga pamja e jashtme i pëlqente më shumë Beniada, me të cilin nisi flirtet që natën e parë.  Mirëpo, pas saj, ai ka flirtuar me shoqen më të mirë të modeles brenda shtëpisë, Einxhel.

Valoni e komplimentoi atë nga pjesa fizike, pëlqim, që mesa duket vazhdon ende.

Teksa diskutonin për situata në shtëpi, Ilirin e Sabianin dhe “propagandën”, Valoni i shprehu Einxhelit hapur simpatinë për të.

“Kam një simpati të veçantë për ty, këtë dije”, tha këngëtari. Ai tha se e pëlqente, pavarësisht raportit të saj me Dj Daghz.

“Më pëlqen me nejt me ty”, tha ai, që shtoi se e kishte patur të vështirë edhe sepse erdhi më vonë se të tjerët në shtëpi.

“S’je kurrë vetëm”, i tha ai Einxhelit, duke u justifikuar që nuk i ishte afruar.

Megjithatë, duke marrë parasysh që Einxhel ka qenë shumë e afërt edhe me Arbrin, nuk dihet si do tē vazhdojë situata, megjithatë, na mbetet të presim…


You may also like