“Ti je mashtrues, je dyfytyrësh”, Santiana e lënduar nga Buci

by admin
Spread the love

Debati mes Bucit dhe Santianës ka vazhduar goxha gjatë edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ata kaluan edhe në nivelin e vënies së epiteteve ndaj njëri-tjetrit, ndonëse raporti i tyre ka qenë shumë i mirë.

“Ti je mashtrues, ti dyfytyrësh, ti manipulues dhe besëprerë”, iu drejtua bukuroshja gjakovare.

Ndërsa, Buci e pyeste: “Më trego se pse jam besëprerë, pse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat ti kam mësuar ty, javën tjetër do të të përcjellë ty”.

“Nuk mundesh me më përcjellë, kurrë. Kjo është vetëm në ëndrrat e tua. Ti je si Ganiu, kërcen si tupan”, iu kundërpërgjigj Santiana.

Maloku dhe Dervishi që nga fillimi janë diskutuar nga të tjerët për marrëdhënien e tyre.

Ata madje u tha se kanë ndjenja për njëri-tjetrin, ndonëse një gjë e tillë u mohua. 

The post “Ti je mashtrues, je dyfytyrësh”, Santiana e lënduar nga Buci appeared first on NTV.

You may also like