Ti e ke fajin për të gjitha

by admin
Spread the love

Konkurrentja e ‘Prërputhen’, Alesja reagoi ashperpak kohë më parë ndaj Astritit, duke e quajtur mashkull të pabesë. Sipas saj, ngaqë konkurrenti është shoku i Albit, ai e ka përdorur për t’u hakmarrë në emër të tij.

Albi ishte mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” për t’u përballur me Alesjan. Ai i tha se e ka mbyllur prej kohësh historinë me të dhe se nuk ka arsye të hakmerret.

Nga ana tjetër, Arjan Konomi bëri Astritin fajtor të gjithçkaje. Opinionisti tha se konkurrenti është mashtruesi më i madh që ka njohur ndonjëherë.

“Një gjë që nuk kuptoj unë dhe ngre pikëpyetjen më të madhe, ku qenkan këta meshkuj që dalkan me një vajzë që e pëlqejnë dhe kanë ndjenja dhe dalin me ish-in e saj apo me ish-in që ka pasur probleme?

Ku janë këta meshkuj? O Astrit je mashtruesi më i madh që ekziston në program! Asnjëherë nuk do isha bërë shok, asnjë djalë nuk do ishte bërë shok me një djalë që do kishte pasur qoftë dhe një marrëdhënie, flirt të vogël me vajzën që pëlqen.

Ti e ke fajin për të gjitha! Del me ish të dashurin Astrit, del me personin që të ka ngacmuar apo të ka lënduar vajzën që ti preferon të njohësh dhe të krijosh marrëdhënie? Jo Astrit, nuk del njeriu, del vetëm një njeri që është kot, fallco dhe mashtron siç ke dal ti”, u shpreh ai.


You may also like