‘Ti do ta fitosh për ne të 2’, Kiara i mbush mendjen Luizit të qëndrojë në shtëpi

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa dyshim kryefjalë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari duket se ka ndryshuar mendje me deklaratën që ai bëri mbrëmjen e kaluar, ku tha se nëse del Kiara, atëherë edhe ai do të dalë automatikisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por, ditën e sotme, teksa bisedonte me Kiarën, ajo i tha se Luizit i duhet fitorja dhe se ai duhet ta fitojë Big Brother-in. Ajo tha se nëse ai del pas saj, do ishte përgjegjësi shumë e madje për të. E duket se edhe vetë Luizi ka reflektuar, teksa ai ka frikë se mos fansat e tij nisin dhe urrejnë Kiarën nëse ai lë shtëpinë e Big Brother.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrejtje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.

Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.

Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.

Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.

You may also like