Thyen rrjetin me duetin “Theje”, flet Gjergj Leka: S’e njihja Alban Ramosajn

by admin
Spread the love

Pjesëmarrja në Festivalin e 60-të të RTSH-së të shumë emrave të mëdhenj të muzikës, ishte një nga ngjarjet më të komentuara të fundvitit. Një prej tyre ishte edhe Gjergj Leka, i cili performoi së bashku me Albana Ramosajn, këngën “Theje”.

Ai ka treguar në ‘Abc e Pasdites’ se si Ardit Gjebrea i bëri ftesën e se si u njoh me këngën e Albanit. Ndër të tjera ai tha se nuk ka pranuar të prononcohet në asnjë media për festivalin sepse nuk i pëlqen fakti që hidhet shumë baltë. Ja çfarë thotë për herë të parë:

“Më vijnë mesazhe që kujtojnë njerëzit që është kënga ime, por në fakt nuk është kënga ime. Mua sugjerimin ma ka bërë Ardit Gjebrea, kisha vite që nuk merresha me festivalin prej impenjimeve të mia. Të rena nuk e shoh tek mosha, por tek ajo që sjell. Me Arditin jemi shok prej 50 vitesh, kur më shpjegoi si e kishte menduar pa e ditur akoma RTSH, po bën të kundërtën e asaj që presin njerëzit dhe do dali diçka e bukur. Për mua Festivali ishte nata e dytë. Gjëja e parë që unë pyeta Arditin ishte këngën e kujt duhet të merrem sepse do të merresha vetë. Më tha është një djalë Alban Ramosaj. Kush është e pyes? Si me tha nuk e njeh, është ai që këndoi këngën magjike këtë vit”, tha Gjergji.

Ndër të tjera, shtoi kur pa Alban Ramosajn se si interpretonte në skenë që jepte shpirtin, aipranoi direkt duke i thënë me shaka Arditit: “Dreqi e mori, më njeh më mirë se gratë e mia”.


You may also like