Thomas, shpallet “MVP i Javës”

by admin
Spread the love

Fundori i Pejës, amerikani Larry Thomas është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar të hënën se Thomas e ka fituar epitetin “MVP i Javës” pas paraqitjes fantastike kundër Sigal Prishtinës. Thomas ishte ndër më të merituarit që Peja e mposhti 69:66 Prishtinën në derbin e luajtur në kryeqytet.

Për 39-të minuta të kaluara në parket, Thomas kontribuoi me 24 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime duke ndihmuar Pejën ta shënoj fitoren e 15-të këtë edicion.

Po ashtu, Thomas është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të javës, të cilën e përbëjnë edhe Myreon Jones I Vëllaznimit, Jalen Nesbbit i Yllit dhe Drilon Hajrizi e Mikaile Tmushiq të Trepçës.

You may also like