Thirrje publike e Qytetit të Shkupit për mbështetje të projekteve nga sfera e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike për mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve programore të organizatave që punojnë në fushën e kujdesit social, fëmijë dhe shëndetësor për vitin 2022.

Projektet të cilat do të mbështeten nga Qyteti i Shkupit duhet t’i referohen prioriteteve të përcaktuara në Programin për aktivitete në fushën e kujdesit social, fëmijë dhe shëndetësor në Qytetin e Shkupit për vitin 2022: Realizimi i mbrojtjes sociale të personave me aftësi të kufizuara; Realizimi i mbrojtjes sociale të personave që përdorin droga; Përfshirja sociale dhe shërbimet sociale për kategoritë e cenueshme të qytetarëve; Mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, mosdiskriminimi, inkurajimi dhe zhvillimi i vlerave personale dhe sociale dhe promovimi i kujdesit shëndetësor.

Thirrja publike, aplikacioni për mbështetje financiare të organizatave, si dhe formulari i projekt-propozimit janë në dispozicion në ueb faqen: https://skopje.gov.mk/mk/apliciraj/javni-povici/

Afati i fundit për aplikim është 23 shkurt i vitit 2022 deri në ora 15:00.


Lexo lajme interesante

You may also like