Thiago Motta debuton me humbje, Bandinelli i jep Empolit fitoren e parë në kampionat

by admin
Spread the love

Nis me një humbje aventura e Thiago Mottas në krye të Bolognas, sepse skuadra e tij është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Empoli, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Serie A.

Një ndeshje e luftuar është zhvilluar në “Dall’Ara”, ku Empoli krijon më shumë në pjesën e parë, ndërsa Bologna në të dytën. Por 15 minuta nga përfundimi i takimit është Bandinelli ai që shënon golin që vendos fatin e kësaj sfide.

Shpresat e kuqebluve për përmbysje ndalen në shtyllën e goditur nga Arnautovic dhe në traversën e Zirkzee në fund të sfidës. Miqtë marrin suksesin e parë sezonal në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Bologna mbetet në kuotën e 6 pikëve. / Oversport.tv

Foto: Empoli Football Club Official Twitter

You may also like