Mediat bullgare raportojnë se në incidentet ku janë përfshirë tifozët e Levskit, njëri prej tyre ka pësuar një lëndim të rëndë, respektivisht është goditur me thikë.
Ngjarja ka qenë pjesë e atyre trazirave të ndodhura në lagjen Çair, më shumë se dy orë para fillimit të ndeshjes Shkupi – Levski, kur banorët e zonës sulmuan makinat bullgare dhe me sa duket ka pasur një konfrontim të drejtpërdrejtë.
Sipas mediave bullgare, disa nga tifozët janë nxjerrë nga makinat dhe janë rrahur dhe njëri prej tyre është goditur me thikë. Ai është transportuar menjëherë në “Nënë Tereza”, ku i është dhënë ndihma e parë.
Sipas “BTN”, fansi nuk ishte në rrezik, por disa media, si “Nova”, thonë se ai po luftonte për jetën.
Чаирчанка, нападнати две бугарски возила pic.twitter.com/bwkoYfXJ7e
— Зеко (@MeZnaesOdSank) July 27, 2023