Theophilus Solomon, “Ylli i Javës”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata e Futbollit e Kosovës azhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 13-të në Superligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e Ballkanit , Theophilus Solomon.

Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër Dritës (2:0).

Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar Ballkanit që të rikthehet në pozitën e parë.

Sulmuesi nigerian bëri bujë të madhe me transferimin te Ballkani, pasi vlerësohet si një futbollist mjaft produktiv dhe tashmë dalëngadalë po e kap formën e tij më të mirë edhe në futbollin kosovar, pasi përveç se ka shënuar 3 gola, ndeshje pas ndeshjesh po u shkakton telashe mbrojtjeve kundërshtare.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit, e ndau Natare Hadri, specialiste në departamentin e marketingut në BKT. /insporti.com/

You may also like