Thellohet skandali me bilancet e Juventusit, mungojnë paratë që janë paguar agjentët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Thellohet edhe më shumë skandali i Juventusit me bilancet false të deklaruara. Pas parregullsive me plusvalencat dhe rrogat e lojtarëve në vitet e fundit, tashmë kanë dalë në skenë të tjera para të padeklaruara në bilancet e aprovuara nga klubi bardhezi.

Bëhet fjalë për 8 milionë euro që “Zonja e Vjetër” i ka paguar agjentëve të lojtarëve për transferimet e bëra. “Kontabiliteti i zi i Juventusit”, konsiderohet nga prokuroria dhe organet hetimore që po vazhdojnë të mbledhin të dhëna për skandalin e bardhezinjve që po thellohet çdo ditë e më shumë.

Pasi u gjend nga prokuroria “letra Ronaldo” që vërtetonte parregullsitë në bilance, nga organet hetimore janë gjetur gjithashtu detaje të tjera që faktojnë problematikat në bilancet e Juventusit. Nga i gjithë hetimi janë nën akuzë 12 persona, midis tyre edhe ish-drejtuesit e lartë të klubit. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like