“The Guardian”: Southampton nis negociatat me Chelsean, kërkonë Brojën në transferim permanent

by admin
Spread the love

Skuadra e Southampton është e mahnitur nga paraqitjet e Armando Broja.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po tërheq vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira në Premier League.

Lojtari luan si i huazuar te skuadra e Southampton, por këta të fundit e duan në transferim permanent.

Raportime të ‘The Guardian’ bëjnë të ditur se Southampton kanë zhvilluar negociata me Chelsea, për një transferim permanent të shqiptarit.

20 vjeçari shkoi në ‘St Mary’s’ në një huazim një sezonal dhe që nga vera ka shënuar pesë gola për skuadrën e Ralph Hasenhuttl.

‘Shenjtorët’ janë të vendosur ta mbajnë Brojën edhe pas huazimit, por nuk dihet akoma nëse Chelsea do ta lejojnë lojtarin të largohet.

You may also like