“The Forbes”: Von der Leyen gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në vendin e parë në renditjen e 100 grave më me ndikim ne politike, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë, është renditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sipas “The Forbes”.

“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane.

Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.

“Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan ”Forbes”.

Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like