‘The Athletic’: Ronaldo u shqetësua se nuk do të zinte vend në formacionin bazë të Man Cityt

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo ishte një nga emrat më të përmendur në merkaton e verës, pas Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Ylli portugez vendosi t’i jepte fund aventurës së tij me Juventus për t’u rikthyer në kampionatin anglez.

Lojtari fillimisht lidhej me skuadrën e Manchester City, por pastaj vendosi për një rikthim në ‘Old Trafford’ te skuadra e Manchester United.

Sipas Athletic, derisa Cristiano Ronaldo mbante bisedime të avancuara me Manchester City dhe la shokët e skuadrës së Juventus me përshtypje se po i bashkohej Pep Guardiolas, burime thonë se ai fillohej të shqetësohej se nuk do ta kishte të garantuar pozitën e startuesit.

Pep Guardiola më vonë kishte hedhur poshtë zërat për negociata me Ronaldon, duke thënë se kishte Gabriel Jesus në skuadër.

Ronaldo shkoi tek United, derisa Manchester City tashmë qëndron me 20+ pikë mbi United.

You may also like