Thatësira në Afrikën Veriore, vendasit gjejnë zgjidhjen: Pastrojnë ujërat e zeza

by admin
Spread the love

Thatësira në Afrikën Veriore, kryesosht në Tunizi dhe Marok, ka detyruar investitorët të gjejnë zgjidhje duke pastruar ujërat e zeza për ta përdorur në bujqësi. Ndërsa për ujin e pijshëm për konsum po pastrojnë ujërat e detit nga kripa.

Banka Botërore parashikon që deri në vitin 2030, rajoni më i gjerë i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore do të bjerë nën pragun absolut të mungesës së ujit prej 500 metra kub për person në vit.

Gjatë ditëve të sotme 16 impiantet e eliminimit të kripës nga ujërat sigurojnë gjashtë për qind të ujit të pijshëm në Tunizi. Pjesa tjetër vjen kryesisht nga 37 diga, por tani shumica e rezervuarëve janë të mbushura vetëm me një të tretën.

Tashmë vendi po ndërton impiante të tjera, si zgjidhja e vetme për të eliminuar mungesën e ujit, teksa në total pritet të plotësojë 30 për qind të nevojave të Tunizisë deri në vitin 2030. Njëkohësisht kanë impiante bazë të trajtimit të ujërave të zeza që u shërbejnë fermerëve.

Maroku po mbështet gjithashtu teknologjinë, e cila tani siguron 25 për qind të nevojave të tij bujqësore. Ky vend ka 12 impiante funksionale dhe po ndërton objekte të tjera.

Përpos investimit të kushtueshëm, përpunimi dhe mirëmbajtja e makinerive kërkon një kosto të lartë.

“Kjo teknologji është shumë e shtrenjtë për sa i përket konsumit të energjisë dhe përgjithësisht gjendet në vendet e pasura me naftë ose gaz”, tha Radhia Essamin-ekspert i menaxhimit të ujit.

Shumica e impianteve ekzistuese funksionojnë me lëndë të cilat ndotin ambientin. Njëkohësisht pas pastrimit të ujit, elementët e ndotur që mbeten pas hidhen sërish në det, për këtë arsye shkencëtarët dhe ambientalistët paralajmërojnë se do të ketë ndikim.


Top Channel

You may also like