Thaçi: Ziadin Sela po flirton me Ahmetin për të hyrë në Qeveri

by admin
Spread the love

Kryetari i PDSH-së në pushtet, Menduh Thaçi, nuk është i shqetësuar nëse Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në qeveri. Sipas tij, kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet Ali Ahmeti, sepse ai i fut në Qeveri, transmeton InfoShqip.

Thaçi thekson se ish-kryetari i Aleancës, Ziyadin Sela, po “flirton” me Ahmetin dhe BDI-në për të hyrë në Qeveri.

Kam informacione, por nuk është mirë të flas. Nuk më intereson se çfarë bëjnë ata. Sepse mendoj se ka mbaruar. Çdo minutë PDSH dhe unë merremi me ta është kohë e humbur. Unë dhe PDSH duhet të merremi me njerëzit që u mashtruan dhe i votuan. Le të flasim me ta me fakte, me argumente, pa sharje” – tha Menduh Thaçi në një dalje të ftuar në TV Clan./InfoShqip.com

You may also like