Thaçi: Kërkojmë sqarime nga komuna e Tetovës për një kontratë të dyshimtë para zgjedhjeve

by admin
Spread the love

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë të PDSH-së në Tetovë, Pajtim Thaçi në një konferencë me gazetarët ka kërkuar hollësi nga komuna e Tetovës dhe kryetarja e saj, Teuta Arifi lidhur me një kontratë të nënshkruar para 10 ditëve me një kompani private.

“Ne kërkojmë shpjegim nga komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi lidhur me këtë kontratë të lidhur para 10 ditëve mes komunës dhe një kompanie private. Kontrata arrin vlerën mbi 3.5 milionë denarë apo 56 mijë euro. Kërkojmë shpjegim se për çka do të shfrytëzohen këto mjete, për shkak sek ëtu gjërat që shkruhen janë për instrumente muzikore, rekuizite sportive, lojra dhe organizimin e ahengjeve. Ne mendojmë se nuk është koha për organizimin e ahengjeve, veçanarisht pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë, por ndoshta kanë plane tjera. Duam të dijmë se kur e realizojnë këtë kontratë.
Do të kërkojmë shpjegim pasi që kjo në shikim të parë duket se komuna e Tetovës po ja paguan kampanjën Teuta Arifit dhe kjo nuk është në rregull që të keqpërdoren paratë e taksapaguesve. Kërkojmë përgjigje publike nga kryetarja e komunës”, theksoi Pajtim Thaçi.

You may also like