Thaçi: I kemi 61 deputetë, udhëheqësitë e Alternativës dhe BESËS janë problem (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dalur me sqarime dhe qëndrime rreth situatës së djeshme me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, por edhe për ate se sa deputetë i ka shumica e tanishme.

I pyetur rreth shumicës së re parlamentare, dhe se mundësisë së bashkimit të Alternativës, apo BESËS, Thaçi theksoi:

“Deputetë ka 61, i kemi 61, nuk diskutohet. Këta që i përmendët janë problem. Udhëheqësit e atyre, edhe këta edhe të tjerët bashkë me matrapaz si Azemi, Ziadini, Bilalli dje u bashkuan në skuadrilën e ekzekutimit të rrugës drejt perëndimit. Është e panevojshme të flitet me këta njerëz. Qeveria i ka 61 deputetë. Kemi edhe plus deputet, të jeni të sigurt. Nuk ka hapësirë për mungesë të numrave”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, dje ka qenë një fitore e madhe në rrugën drejt perëndimit, BE-së dhe NATO-s. “Beteja e djeshme s’ka qenë e lehtë , ka qenë e jashtëzakonshme, me Rusinë, me segmente të caktuara të politkës zyrtare dhe jozyrtare të Turqisë, me miliona euro.Mendoj se e ardhmja është e ndritur, ti kthehemi punës dhe qeveria do të vazhdoj të punoj dhe të ecë përpara”, theksoi kryetari i PDSH-së. Ai tha se shpreson që më 15 dhjetor të mos ndodhë zhgënjimi nga BE dhe të merret data.

VIDEO:

You may also like