Tha se nuk mbështet asnjë në BBV, por Arbana Osmani e zbuloi gjatë spektaklit ‘të preferuarin’ e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edicioni i dytë i Big Brother Albania VIP ka ngritur siparin e edicionit të dytë që prej natës së 24 dhjetorit. Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga nisja e këtij edicioni, dinamikat kanë qenë të shumta, duke marrë vëmendjen e një pjese të madhe të shqiptarëve.

Shumica prej tyre e kanë tashmë një banor të preferuar, duke u ndarë mes Luizit, Kiarës, Oltës, Amosit, Armaldos e Kristit. Mirëpo, a doni të dini se cili është banori i preferuar i moderatores së këtij spektakli, Arbana Osmanit?

Ajo është përpjekur të jetë gjithmonë e njëanshme, duke pranuar shpeshherë se nuk ka asnjë të preferuar brenda shtëpisë, por duket se nga situatat e ndodhura së fundmi, Arbana ka vendosur ta thotë hapur se kë ka të preferuar në këtë edicion.

Ose më saktë, që kishte të preferuar, pasi banori që i pëlqente më shumë moderatores ishte pikërisht i eliminuari i një nate më parë, Eni. Pas daljes së tij nga shtëpia dhe mbërritjen në studio, Arbana e priti modelin me fjalët: “Hajde o Eni se me të gjitha këto që po ndodhin sot, ti ishe banori im i preferuar”.

You may also like