Tha se është single, e dashura e banorit të Big Brother reagon live në emision

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kledi është njëri nga banorët e preferuar të publikut.

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Kledi Hysa ka bërë për vete tashmë publikun shqiptar.

Kledi nuk ka dashur asnjëherë të flasë shumë rreth jetës private, ndërsa kur është pyetur ai ka konfirmuar që është në lidhje por jo shumë. Së fundi e dashura e Kledit ka folur për “Shqipëria Live” derisa edhe më në fund iu zbulua identiteti i saj.

“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur” u shpreh modelja.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha, “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi. Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”.


You may also like