Teuta gjobitet dyfish, e pësojnë edhe Tirana me Partizanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teuta dhe Partizani vazhdojnë të ndëshkohen me gjoba të majme për mospërdorimin e logos Abissnet Superiore në fanellat e lojtarëve. Për të pestën javë radhazi, Komisioni i Disiplinës i detyron klubet në fjalë të shlyejnë një gjobë në shifrën 50 mijë lekë. Por për Teutën nuk përfundon me kaq, klubi durrsak gjobitet me 50 mijë lekë edhe për sjelljen e gabuar të tifozëve. E njëjta masë ndëshkimore për të njëjtën shkelje edhe për Tiranën.

Vendimet e Disiplinës

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Shkumbini, Mikel Kosta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FC Besa, Taulant Guma, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Labëria FC, Zoi Meço, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani, Bedri Çela, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Memaliaj, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe sjelljes së gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 64 dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i FK Memaliaj, Fadil Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Marlin Aliaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Memaliaj, Altin Zhupa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ledion Vitaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Ermal Docaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, Demetrio Gjerga, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Aron Jukaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Besa U-19, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1/ dhe 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

Lojtari i FC Besa U-19, Islam Deliu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Internacional Tirana U-13, Erim Shehaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Denis Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Tirana U-13, Rejan Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Internacional Tirana U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/3 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Brikeno Bizi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Pogradeci, Ardian Abazaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia U-15, në lidhje me lojtarin Leonel Kamenica, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia U-15, në lidhje me lojtarin Asian Beqiraj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ Super Sport


Top Channel

You may also like