Teuta del e “sakatuar” nga transferta e Laçit, trajneri Martini me “dhimbje koke” për sfidën e radhës

by admin
Spread the love

Nuk është një moment i mirë për Teutën teksa durrsakët pësuan ditën e djeshme disfatë ndaj Laçit me rezultatin 2-0 dhe mbeten tetë pikë larg kreut. Por, përveç tre pikëve “Djemtë e Detit” kanë humbur edhe pjesë të rëndësishme për ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Skënderbeut, duke qenë se katër lojtarë trajneri Edi Martini nuk do të mund t’i ketë të gatshëm.

Bëhet fjalë për Ruben Aquah, Adolf Selmani dhe Albano Aleksi të cilët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhe dhe janë të detyruar të qëndrojnë jashtë për një ndeshje. Por, treshes, i shtohet edhe anësori Jackson, i cili mori karton të kuq ndaj kurbinasve.

Ndaj, duken telashe në horizont për teknikun Martini pasi ka humbur katër titullarë dhe i duhet të “arnojë” formacionin. Megjithatë, pauza e kombëtareve mund t’i shërbejë shkodranit të durrsakëve për të gjetur alternativat më të mira./ SS


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like