Teun Kopmainers pritet që të jetë risia e madhe e formacionit të Juventusit për sfidën e ditës së shtunë kundër Empolit. Mesfushori holandez që ka qenë ëndrra e madhe e bardhezinjve dhe kërkesa ekskluzive e trajnerit Tiago Mota pritet që të marrë minutat e para nga fillimi i ndeshjes.
Trajneri gjatë këtyre ditëve e ka parë që forma e tij fizike është në rritje dhe mund të garantojë për 70 minuta. Mirëpo në mendjen e italianit nuk është ndarë ende pozicioni se ku do ta aktivizojë. Teun është një nga ata që mund të mbulojë shumë role në fushën e lojës.
Nuk përjashtohet ideja që të luajë përpara mbrojtjes së bashku me Turamin për të ndërtuar lojën nga poshtë. Por Mota është më i joshur që ta aktivizojë pas shpinës së Vlahoviçit në rolin e trekuartistit, ku holandezi mund të ketë më shumë lirshmëri për të furnizuar sulmuesin serb, i cili deri tani ka bërë repart thuajse i vetëm dhe me një lojtar teknik si Kopmainers do të ndihej komod.
PANORAMASPORT.AL