Tetovë – “Shoferi ndihej keq”, ndërroi jetë pasi vetaksidentua – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Sllatinë të Tetovës. Një shofer 60 vjeçar është vetaksidentuar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shëndeti i tij, përcjel Klan Maqedoni.

“Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura ‘Daevu’ me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga. Mjeku nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit dhe në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit T.D. është ndjerë keqë, pas së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like