Tetovë, Gjatë tetorit 856 gjoba, shumica për shpejtësi të madhe

by admin
Spread the love




Policia e Tetovës gjatë muajit tetor ka shqiptuar 850 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. “Muajin e kaluar janë shqiptuar gjithsej 725 masa për shpejtësi të papërshtatshme, 91 për parakalim të paligjshëm dhe 40 për mosdhënie përparësi kalimi për këmbësorët”, informojnë nga sektori I punëve të brendshme -Tetovë.
Gjatë tetorit të këtij viti në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar gjithsej 60 aksidente trafiku ose 11 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të tetorit ishin shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, ekzekutimi i gabuar i një veprimi dhe mosrespektimi i përparësis së kalimit. Nga sektori I punëve të brendshme –Tetovë sqarojnë se ka rënë edhe numri i të lënduarve, e posaçërisht inkurajues është fakti se në këtë periudhë nuk ka pasur viktima njerëzore, krahasuar me 2 viktima që kishte në vit më parë.


You may also like