Tetovari Et’hemi rekordmeni i asisteve në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesfushori tetovar, i cili së fundmi morri ftesë edhe nga përfaqësuesja e Maqedonisë, ka vazhduar me paraqitjet e tij pozitive me fanellën e Istanbulspor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e tij sot  nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi kundër Denizlispor. Istanbulspor kaloi në avantazh në mesin e pjesës së dytë me anë të Kabasakal, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë pikërisht nga Valon Et’hemi.

Moment shumë i mirë për ish-futbollistin e Kukësit, i cili regjistroi asistin numër shtatë, shifër që nuk e ka arritur deri tani askush tjetër përveç tij në Ligën e Parë turke.

Pas 13 xhirove Istanbulspor me 20 pikë të tubuara renditet në pozitën e 6-të, ndërsa Et’hemi ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka regjistruar 1 gol. (infOSport.mk)

You may also like